Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka ftuar bashkatdhetarët që të marrin pjesë në takim në institucion.
Siç tha ministri Peci, në këtë takim do të shihet nga afër një ditë e zakonshme pune, do të bashkëbisedohet duke shkëmbyer ide e opinione rreth sektorit dhe potencialit për investime, shkruan Arbresh.info.
“Si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin e dyerve të hapura të institucionit tonë, për të parë nga afër një ditë të zakonshme pune si dhe për të bashkëbiseduar e shkëmbyer ide e opinione rreth zhvillimit të sektorit, potencialit për investime e të ngjashme.”, ka shkruar Peci.
Takimi do të mbahet më 3 gusht në ora 14:00, bëri të ditur Peci./Arbresh.info
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu