Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Maria Kapitanovic.
Ministri Mustafa e njoftoi ambasadoren Kapitanovic për prioritet e ministrisë në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës.
Ambasadorja Kapitanovic theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës.
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...