Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndodhet në Sarajevë për të marrë pjesë në punimet e ministerialit të iniciativës së SHBA-së – Karta e Adriatikut (A5), me ftesë të homologut të tij boshnjak, Zukan Helez.
Gjatë qëndrimit, Maqedonci mori pjesë së bashku me ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes nga vendet e A5 në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të formimit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Zukan Helez, po qëndroj në Sarajevë për të marrë pjesë në punimet e ministerialit të iniciativës së SHBA-së – Karta e Adriatikut (A5). Mbrëmë, së bashku me ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes të vendeve të A5, morëm pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të formimit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Maqedonci./Arbresh.info
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...