Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka bërë të ditur se në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih ka zhvilluar një takim trepalësh me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Sipas Anushiqit, gjatë takimit të djeshëm janë diskutuar aktivitetet aktuale dhe ato të ardhshme në kuadër të Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, përmes së cilës tre vendet po zhvillojnë projekte të reja në industrinë e mbrojtjes dhe po forcojnë bashkëpunimin ndërmjet forcave të tyre të armatosura.
Në një postim në “X”, Anushiq ka theksuar se në këtë deklaratë “nuk ka absolutisht asgjë kontestuese” dhe se bashkëpunimi nuk rrezikon askënd.
Ai shtoi se qëllimi i bashkëpunimit ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është forcimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe thellimi i partneritetit dhe aleancës mes tri vendeve mike.
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë