Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se do ta ndërtojë spitalin e Prishtinës.
“Do ta ndërtojmë spitalin e Prishtinës, dhe këtë nuk e lë në mëshirën e asnjë partie politike e asnjë kryetari të komunës, unë e kam futur në plan-programin tim, do të ndërtojë spitalin e Prishtinës”, tha Ismaili në emisionin Info Lokale në Klan Kosova.
Ndërkaq, sa i përket shërbimeve spitalore për personat me aftësi të kufizuar, Ismaili tha se ka programe që atyre shërbimit t’ju kryhet në shtëpi.
“Ne duhet të bëjmë çmos për personat me aftësi të kufizuar, kemi bërë programe që atyre shërbiet të ju kryhen në shtëpi. Kam folur për këtë çështje që shërbimet tona mjekësore t’i afrohen sa më afër qytetarit”.
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike