Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka konfirmuar rastin e tretë pozitiv me koronavirus.
Ministri thotë se pacienti i tretë është një i afërm i 77-vjeçarit që rezultoi dje pozitiv me COVID-19.
“Me keqardhje më duhet të njoftoj edhe për një rast të ri pozitiv me koronavirus, bëhet fjalë për një të afërme të pacientit nga Stublla e Vitisë që u diagnostikua dje me COVID-19”, njofton ministri, transmeton portali arbresh.info.
Vitia thotë se janë marrë masat që vendi ynë të mbetet tek vendet me rrezik të ulët pasi që siç dihet tashmë Evropa po konsiderohet si epiqendra e pandemisë./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë