Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është zotuar se detyrën e tij do ta kryejë me ndershmëri dhe profesionalizëm. Ai ka thënë poashtu se kryetari i Nisma-s e ka dëshmuar se nuk është si të tjerët.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Të dashur miq, sot nga partia dhe Kuvendi i Kosovës mu dha besimi që të jem ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Zotohem se detyrën time si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do ta kryej me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Kryetari ynë Fatmir Limaj sot dëshmoi se nuk është si të tjerët duke i dhënë përfaqësim edhe duke e fuqizuar Anamoravën, rajonin prej nga unë vij.
Faleminderit prej të gjithëve për përkrahjen. Zotohemi për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjithsecili qytetarë do të jetojë në mirëqenie.
Ne e mbajmë fjalën!
Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kom...
Uashington: Rizvanolli takohet me sekretarin e Brendshëm të ...
Kusari dhe Shahini bisedojnë për bashkëpunimin me sektorin p...
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...