Ministri i Financave i Ugandës, Matia Kasaija, ka vizituar Shtëpinë e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku u prit në takim nga ministrja e Financave, Artane Rizvanolli.
Të dy ministrat theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Arbresh.info.
Sipas njoftimit të ZKM-së, Rizvanolli e ka mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kasaija dhe ia ka prezantuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe artin e Kosovës, që janë të ekspozuara në Shtëpinë e Kosovës në Davos.
“Ky angazhim nxjerr në pah potencialin për ndërtimin e urave dhe eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve. Shtëpia e Kosovës në Davos është një moment unik për Kosovën dhe një platformë për lidhjen e Kosovës me botën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron