Protesta e para dy ditëve dhe reagimet e studentëve për uljen e bursave, me sa duket, nuk kanë shkuar në vesh të shurdhër.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar të gjithë studentët se ka pritur në takim Këshillin Drejtues të UP’së dhe ka diskutuar me ta që bursat për studentët të jenë më të larta.
Madje, Bytyqi e vlerëson si të drejtë kërkesën e studentëve që bursat të jenë më të larta.
“Shqetësimi Juaj rreth bursave është plotësisht i bazuar, dhe për këtë kam kërkuar nga Këshilli Drejtues i UP’së, që bursat e studentëve të jenë më të larta, në mënyrë që të ofrojmë mundësi dhe kushte që studentët tanë të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë, dhe ky të jetë një motiv shtesë për këta studentë elitarë”, ka shkruar ministri Bytyqi në Facebook.
Ai më tej ka shtuar se do të jetë gjithmonë përkrahës për krijimin e kushteve më të mira për studentë.
Ndërsa deklaron se nesër pret një përgjigje nga Këshilli Drejtues të UP’së, që kjo çështje të merr drejtimin e duhur dhe bursat e studentëve të rriten.
https://www.facebook.com/200673046932933/photos/a.200700593596845.1073741828.200673046932933/566546120345622/?type=3&theater
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...