Ministri i Ministrisë i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.
“Në këtë takim, ministri Gashi vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.
Ministri Gashi kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit etj”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, vlerësoi gatishmërinë e ministrit Gashi për bashkëpunim dhe theksoi që do të vazhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen institucionet e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë