Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli ka pritur në një takim pune ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Anne Huhtamaki me ç’rast ka falënderuar shtetin e Finlandës për bashkëpunimin dhe ndihmën që po jep për Kosovën edhe FSK-në, njoftoi MFSK.
Një vlerësim të veçantë ministri i ka përcjellë ambasadores për votën pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO që Finlanda e kishte ofruar ditë më parë në Paris.
Demolli gjithashtu e ka falënderuar shtetin e Finlandës për angazhimin e kontingjenteve ushtarake në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë si dhe në kuadër të Ekipit këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së.
Ai e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet në MFSK, duke nënvizuar procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Po ashtu ministri Demolli, ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe ministrive të mbrojtjes, me theks të veçantë për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit si dhe arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë së Finlandës.
Nga ana e saj, ambasadorja Huhtamaki ka shprehur kënaqësinë për bashkëpuni min e deritashëm në mes dy shteteve, duke vlerësuar arritjet e FSK-së në të gjitha fushat. Huhtamaki është shprehur për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatë.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...