Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknolgjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se sot 19 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq, transmeton arbresh.info.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se sot bëhen po aq vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë.
Postimi i tij i plotë:
“Sot po bëhen 19 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milosheviqit. Sot bëhen po aq vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë.
Sot 19 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq.
Shumë mirënjohje për miqtë e shtetit tonë!”/arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...