Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, që vjen nga radhët e PDK-së, tha se për ushtrinë vendi duhet të pres që faktori ndërkombëtar të ushtrojë presion te Lista Serbe dhe te Beogradi zyrtar, për ta formuar ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese.
Bajrami thotë se ky afat duhet të jetë vetëm deri kah fundi i këtij viti.
“Duhet edhe pak të punohet ndoshta që të arrihet ky pëlqim i Bashkësisë Ndërkombëtare që vërtet të bëhen përmes ndryshimit të Kushtetutës. Unë mendoj që ky proces nuk duhet assesi të shtyhet më shumë se gjatë këtij viti. Gjatë këtij viti duhet t’i jepet fund durimit dhe pritjes për themelimin e ushtrisë”, tha ai për RTV Dukagjini.
Bajrami foli për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat tha se kjo ndodh vetëm nëse partnerët e koalicionit e duan. Madje, për mocionin që është paralajmëruar si nisëm nga opozita, tha se jo me-doemos e dërgon vendin në zgjedhje.
“Edhe po të votohet mocioni i votëbesimit të qeverisë, vendi nuk shkon domosdoshmërisht në zgjedhje të jashtëzakonshme. Janë disa mekanizma plotësues dhe në fund prapë janë deputetët ata që duhet të vendosin. Është çështja e Presidentit pastaj se a do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër. Dhe në qoftë se dështon, atëherë janë afatet kushtetuese”, tha ai.
Bajrami, që është edhe njëri nga hartuesit e Kushtetutës së vendit, tha se për këto 9 vite prej që është ratifikuar Kushtetuta është shkel aq sa në shtetet e fuqishme, nuk shkelet as për 50 vite, kjo për shkak të mos-profesionalizmit.
Konjufca në Tiranë për “Samitin e Diasporës”, takohet me hom...
Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagos...
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...