Ministri i Infrastrukturës, Liburn Ali, ka bërë të ditur se kjo javë po fillon me zhvillimin e punimeve ndëertimore në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, e cila rrugë sipas tij, është e gjatë mbi nëntë kilometra.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu po ashtu bën të ditur se kjo rrugë ka katër korsi, me dy drejtime të ndara, raporton Arbresh.info.
“Po e fillojmë javën me zhvillimin e Punimeve Ndërtimore në Rrugën Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë. ??♀️??. Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura”, shkruan Aliu në Facebook.
Sipas tij, tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë projekt./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Kurti: Lajmi i mirë, fillimi i punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...