Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku është ballafaquar me deputetët e këtij trupi parlamentar.
Deputetja Emilija Rexhepi e akuzoi ministrin Demiri për nepotizëm, ku sipas saj, ky ministër ka marrë fonde për familjarët duke përfshirë gruan dhe vajzën e tij.
Sipas Rexhepit, krejt këto keqpërdorime janë edhe të dokumentuara në Raportin e Auditorit të përgatitur për këtë dikaster, njofton Klan Kosova.
Deputetja e akuzoi ministrin Demiri se përpos që u ka dhënë fonde nga paraja publike familjarëve të tij, ka përvetësuar fonde edhe për njerëzit nga partia e tij.
Ministri i Zhvillimit Rajonal deklaroi se dikasteri i tij ka dalë shumë më mirë në Raportin e Auditimit në krahasim me ministritë e tjera.
Demiri shtoi se në këtë raport nuk përmenden në asnjë vend keqpërdorimet për të cilat ka folur deputetja Rexhepi.
Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me keqpërdorimet e parasë publike që deputetja e komunitetit boshnjak i ka paraqitur ku tha se nuk e di se si u keqpërdorën 410 mijë euro pasi që një gjë e tillë nuk përmendet fare në Raportin e Auditimit.
Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas gjestit të shëmtuar ...
Vuçiq takon ambasadorin rus, flasin për ngjarjet e fundit në...
Haxhiu pret në takim zyrtarin e BE-së, flasin për zhvillimet...
Protestuesit e maskuar serbë në Leposaviq thyejnë kamerën e ...
Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë opera...
BE: Për dhunën në veri përgjegjëse janë të dyja palët