Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga Bashkimi Evropian.
Shkak për këtë është bërë mungesa e ministrave të cilët e zotërojnë dhe e flasin gjuhën angleze, e cila mbetet gjuha e punës për BE-në.
Sipas The Guardian, administrata e re e cila mori detyrën një javë para Krishtlindjes, ka dhënë idenë e një imazhi “të njollosur dhe të turpëruar me aftësi të dobëta anglishtfolëse.”
Ishte gazeta Hospodářské Noviny, e cila ngriti shqetësime për fenomenin dhe mënyrën se si “qeveria e Fialës do të përballojë kur vendi ta marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik, një përgjegjësi që sfidon aftësinë e ministrave për të komunikuar me politikanët e huaj.”
Hospodářské Noviny raportoi se disa ministra kyç nuk ishin të aftë taë flisnin gjuhën angleze për të komunikuar me zyrtarë të lartë të BE-së.
Pesë nga 18 ministra të kabinetit pranuan se flisnin pak anglisht dhe thanë se do të mbështeteshin te përkthyesit gjatë tubimeve evropiane.
Kritikët e quajtën propozimin e tyre si të pamjaftueshëm, sepse anashkalon rëndësinë e kontakteve ballë për ballë në seancat joformale, ku përgjithësisht mungojnë përkthyesit./eo
Intervenimi në gyp, nesër mbesin pa ujë banorët e lagjes ‘Da...
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën