Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës që të përsëritet votimi në Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari – Lila ka pyetur se pse PDK nuk kërkon përsëritje të votimit edhe në Gjakovë, nëse, sipas tyre, bëhet fjalë për “mbrojtjen e votës së lirë”, duke theksuar se gabimi teknik me numrin serik në fletëvotime është paraqitur edhe në Gjakovë, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Nëse kemi konfirmim nga Komisioni Qendror Zgjedhor se gabimi teknik me numrin serik në fletëvotime është paraqitur në Mitrovicë dhe në Gjakovë, pse me kaq ngulm PDK kërkon përsëritjen e votimit vetëm për Mitrovicën?
Pse nuk e kërkojnë edhe për Gjakovën, nëse sipas tyre është në pyetje “mbrojtja e votës së lirë”?
Nuk e kërkojnë për Gjakovën sepse qëllimin nuk e kanë te demokracia dhe vullneti i qytetarëve, por te mundësia e tretë për ta mbajt Mitrovicën. Nuk po pajtohen që dy raunde të votimit dhe dy raunde të exit poll-it i humbën atje, prandaj po e kërkojnë me ngulm të tretin.
Kjo kërkesë e tyre nuk bazohet në parimin e demokracisë, por në mundësinë për ta deviju atë.
Mundësi për zgjedhje të reja lokale ka, pas katër viteve./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dyshimet për parregullsi me vota, ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...