Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë këtë. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Presidentit kroat.
“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare. Veçanërisht, të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur, duhet ta bëjnë këtë,” tha Milanoviç gjatë takimit me Kurtin, i cili ndodhej për vizitë zyrtare në Kroaci.
Milanoviç theksoi gjithashtu se Kosova ka mbështetje të plotë dhe të fuqishme nga Kroacia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, pasi kjo do të kontribuonte në një stabilitet më të madh në Evropën Juglindore, që përbën një interes strategjik për Kroacinë, shkruan Glas Slavonije.
Më herët gjatë ditës së premte, kryeministri Kurti u takua edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, dhe kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviç.
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe