Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në veri të Mitrovicës për të arrestuar të dyshuarit për vrasjen e Olivier Ivanoviqit.
Ndonëse në pranga përfunduan katër të dyshuar, njëri nga kryesorët ka arritur të mos arrestohet.
Burimet e Indeksonline brenda organeve të ndjekjes kanë thënë se Milan Radioicic, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit, në orët e hershme të ditës së sotme është kthyer nga Beogradi, në takimin që e kanë pasur me Vuciq.
Sipas burimeve, aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij, porse policia po e kërkon atë.
Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se policia nuk ka mundur ta gjej sot Radoicicin në shtëpi në momentin e bastisjes, por sigurisht se edhe ai do të kërkohet vazhdimisht.
Ndryshe, qytetarët serb, për dallim të herave të tjera, sot nuk iu kanë përgjigjur alarmit në Mitrovicën Veriore. Edhe ata që kanë dalë nga shtëpitë e tyre kanë dalë kryesisht për kureshtje
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...