Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, më 29 qershor do të prezantojë subjektin më të ri politik në Kosovë.
Në një prononcim për klankosova.tv, Zeka bëri të ditur se ajo do të quhet Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).
Ai tha se ideja e këtij emri përkon me atë që nuk korrespondon me asnjë subjekt në vendet e rajonit.
Zeka më tej përmendi edhe disa emra të njohur të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Konsultativ të kësaj partie.
”Do të jenë kardiologët e njohur vëllëzërt Kojçiçi, Dr. Remzi Ismajli, Dr. Shpresa Xhakli e plot emra të njohur”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Ndërsa foli për prezantimin e këtij subjekti partiak, Milaim Zeka konfirmoi për klankosova.tv që pjesë e kësaj partie do të jetë edhe një pilot shqiptar nga Austria.
Zeka sikurse që pranoi ditë më parë në Info Magazine të Klan Kosovës se partinë e tij do ta pagëzonin shqiptarët në New York ashtu edhe ndodhi pasi ky ishte emri definitiv për partinë pas propozimit të tyre.
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...