Posa të marrë lajm nga koalicioni PDK-AAK-Nisma se i kanë numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci do e thërrasë seancën e radhës.
Në një prononcim për Indeksonline, Mikullovci ka thënë se nuk do të ketë konsultime me Grupet Parlamentare, meqë sipas tij kjo nuk është e nevojshme nëse PAN deklaron se i ka numrat.
“Ata ende nuk kanë paraqitur kërkesë për me e mbajtë seancën. Me ta nuk kam çka të konsultohem, sepse ata thonë se i kanë numrat dhe kërkojnë të caktohet seanca. Unë vetëm i pyes se kur po donë”, është shprehur ai.
Mikullovci ka thënë se konsultime do të ketë me LDK-në dhe Vetëvendosjen. Deri sa, ai është shprehur se meqë PAN do të deklarojë se i ka numrat, atëherë seanca do të zhvillohet sipas numrave.
“Unë e thërras drejtpërdrejtë seancën. Normal që konsultohem me LDK-në dhe Vetëvendosjen që kanë qenë të rregullt. Tani duhet të jenë krejt në rregull, sipas normave. I kanë numrat, thirret seanca, zgjidhet kryetari, nuk po shoh aty ndonjë kryeneçësi”, ka thënë Mikullovci.
Ndryshe, koalicioni PAN dje ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit larg mediave dhe qytetarit. E pranishme në këtë marrëveshje “historike” ishte vetëm një media e afërt me AKR-në ndërsa të tjerat nuk u informuan.
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...