Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se rasti i vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit vë në pah shumë probleme sistematike në administratën publike.
Sipas tij, publiku e mësoi se në kuadër të Ministrisë së Financave (MF) nuk ka sistem të verifikimit dhe kontrollit lidhur me qasjen dhe procesimin e pagesave apo transaksioneve.
Miftaraj po ashtu tha se kjo dëshmon edhe mungesën e integritetit të zyrtarëve publik, të cilët pa hezitim e shkelin besimin publik dhe kryejnë veprime penale të cilat dëmtojnë buxhetin e shtetit.
“Në radhë të parë publiku mësoi se në kuadër të Ministrisë së Financave nuk ka sistem të verifikimit dhe kontrollit lidhur me qasjen dhe procesimin e pagesave apo transaksioneve që në rastin konkret flasim për miliona euro. Në anën tjetër, e dëshmon integritetin e zyrtarëve publik të cilët pa hezitim e shkelin besimin publik dhe kryejnë veprime penale të cilat dëmtojnë buxhetin e shtetit”, ka thënë Miftaraj.
Ndryshe, brenda dy ditësh në Kosovë kanë ndodhur dy vjedhje në dy institucione. Të mërkurën janë “avulluar” dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, gjersa për këtë vepër janë disa të dyshuar, njëri nga ta i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh. Ndërkaq, vjedhja e dytë ka ndodhur në Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit, ku u vodh kasaforta 300 kg. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...