Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,ka thënë se ditëve në vijim do ta analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi konstatoi se Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për organizimin e mësimit në komunën e Kamenicës, duke e hedhur poshtë reformën e Qëndron Kastratit.
Miftaraj ka thënë se Ministria e Arsimit nuk duhet ta analizojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por duhet ta zbatojë atë. Madje ai iu drejtu Nagavcit duke i thënë se “me dit ju me analizu, nuk e shkelni Kushtetutën ka të silleni”.
Po ashtu ai tha se pushtetarët duhet të jenë shembull në zbatimin dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Ministria e Arsimit aktgjykimin e gjykatës kushtetuese vetëm e zbaton, nuk e analizon!/arbresh.info/

Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman