Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mënyrën se si, sipas tij, arsyetohen dështimet e brendshme politike.
Në një reagim në rrjete sociale, Miftaraj ka përmendur me ironi mundësinë që Arbërie Nagavci të propozohet për kryetare të Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosje do ta paraqesë si arritje faktin që mbi 200 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e librave shkollorë.
“Pasneser kur te propozojne Arberie Nagavcin per Kryeparlamentare kane me arsyetu si sukses se mbi 200 mije prinder kane aplikuar per subvencionim me tekste shkollore ne E-Kosova. Shtet hajgare qe shpenzon energji te jashtezakonshme me ua ba qytetareve jeten edhe me te veshtire. Me rendesi, deputetet ministra voziten me vetura zyrtare, han dreka dhe darka me leke te taksapaguesve, shperndajne tendera e leke tek vllaznia, motrat, miqte, shoket dhe shoqet e partise”, tha ai./Arbresh.info
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka