Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar me ironi pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e përshkruar seancën e fundit si një spektakël të kotë politik.
Ai vuri në pah sidomos qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se përfaqësuesit e saj duken të kënaqur me rolin e dyfishtë që po luajnë.
“Lëvizja Vetvendosje qendron stoike ne qendrimin e saj. Nga adresimet e tyre per media shihet so po ndihen mrekullueshem kur disa prej tyre po luajne dy role njekohesisht rolin e deputetit nga disa minuta çdo 48 ore dhe rolin e ministrit pjesen tjeter te dites. Pas sfilates deputetet ministra hypen ne makinat zyrtare te cilat qendronin te ndezura ne vapen”, tha ai./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron