Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi ditën e sotme Bjeshkët e Rugovës, ndërsa ishte edhe në Pejë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Së bashku me kampionin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj, Meta e nisi ditën në Bjeshkët e Rugovës duke përshkuar me ecje për rreth dy orë.
Me rastin e kësaj vizite, Bashkësia Territoriale Rugovë dhe Këshilli Organizativ “Rugova 2018” i dha presidentit Meta me anë të kryetarit të saj, zotit Vesel Nikçi, titullin “Mirënjohje” me motivacionin “Për kujdesin dhe angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të etnorajonit Rugovë”.
Presidenti Meta me këtë rast uroi që Kosova shumë shpejt të përfitojë liberalizimin e vizave dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt përparimit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj.
“Ne e dimë shumë mirë që as Austria, dhe as Zvicra nuk i kanë alpet më të bukura se ne. Por ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë tanë të punojnë këtu dhe këtë bukuri, që natyra u ka dhënë këtyre trojeve, me punën e edukimin e tyre, ta kthejnë në mirëqenie për të gjithë! Urime dhe suksese!”, ka thënë ai./TCH/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan