Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Meta theksoi se me Haradinajn, diskutoi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike.
“Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore”.
“Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë”.
“Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur”.
Ndryshe, Meta gjatë dy ditëve të fundit ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me krerët politikë, pasi sot është dita e tij e fundit si president./arbresh.info/
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami