Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për thellim të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore.
Metë në një postim në Facebook, ka thënë se është më rëndësi konsolidimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.
“Me shumë rëndësi konsolidimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Meta, raporton arbresh.info.
Ai po ashtu ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve dhe nënshkrimi i të tjerave do të shërbejnë në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.
Kundër nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, ka folur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën, thuhet në komunikatën e Presidencës./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...