Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një takimi në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se Kosova ka të drejtë legjitime për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese dhe multietnike, përmes një procesi ligjor, transparent dhe demokratik.
Pas takimit zyrtar, presidenti Meta u ndal edhe tek misioni i NATO-s në Kosovë ku inkurajoji vazhdimësinë e këtij misioni si dhe rivendosjen e dialogut Kosovë- Serbi.
“E drejta legjitime e Kosovës për t’i shndërruar gradualisht Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese dhe multi-etnike të NATO-s, përmes një procesi ligjor, transparent dhe demokratik, është një burim i sigurisë së përforcuar. Inkurajova gjithashtu rivendosjen e dialogut Kosovë-Serbi duke synuar një marrëveshje përfundimtare e të detyrueshme juridikisht, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme, dhe që njeh pavarësinë dhe sovranitetin e pakthyeshëm të Kosovës, që kontribuon për paqen dhe stabilitetin e rajonit si dhe normalizon plotësisht marrëdhëniet mes të dy vendeve”, tha presidenti Meta.
Lituania mbyll aeroportin, lëshon paralajmërim për ‘rrezik a...
Putin nga Pekini: Rusia ka një rol stabilizues në skenën ndë...
Zbulohet shuma që Real Madridi pagoi për ta liruar Mourinhon...
Dyshohet se rrëmbyen një person dhe e malretuan fizikisht, a...
Prishtinë: Arrestohen katër shtetas të huaj, sekuestrohet ar...
New York Knicks e mposht Clevelandin pas vazhdimeve, në fina...