Mësimdhënësit serbë nuk e përfillin grevën e SBASHK-ut Mësimdhënësit në shkollat e fshatit Plemetin, Babimoc dhe Palaj të komunës së Obiliqit nuk e kanë ndërprerë mësimin pavarësisht grevës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në tërë territorin e Kosovës.
Në këto shkolla ku zhvillohet mësimi në gjuhën serbe, nuk punohet me plan-programin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por me plan-program të strukturave paralele serbe.
Këtë e ka konfirmuar edhe Rexhep Zeka, shefi për Arsim në Komunën e Obiliqit.
“Nuk janë vetëm serb, janë edhe një numër i romëve. Sikur në të gjitha shkollat serbe nëpër Kosovë, ata nuk i përfillin as datat e as festat, por ne i furnizojmë me lëndë djegëse, higjienike. Ka raste kur ka pas ndonjë problem edhe kam shkuar i kam vizituar, por ata punojnë me plan-programin e Serbisë, me plan-program paralel”, ka thënë Zeka për gazetën inFokus.
Shkolla në fshatin Plemetin ka afërsisht 300 nxënës, shumica prej të cilëve vijnë nga komuniteti serb.
“Janë më shumë serb dhe janë duke e mbajtur mësimin, sepse ata nuk e përfillin grevën, pasi punojnë me programet e strukturave paralele”, konfirmoi Zeka.
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...