Sindikata e Arsimit njofton se të shtunën do të mbajë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas SBASHK-ut të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të SBASHK-ut për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor.
“Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që niset me veprime konkrete sindikale. Kështu duke dëgjuar zërin e anëtarësisë SBASHK-u organizon të shtunën me 8 shtator para ndërtesës së Qeverisë një protestë në të cilën marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve dhe Kryesia, që përbëjnë numrin prej rreth 1000 pjesëmarrësish në këtë veprim sindikal”, thuhet në njoftim.
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici