Në ditën e parë të fillmit të procesit mësimor, ka filluar greva në shkollat fillore në gjithë Kosovën.
Arsyeja e kësaj greve është mosarritja e marrëveshjes për ndryshimin e koeficientit për paga të mësimdhënësve.
Arbresh.info ka qëndruar në shkollën fillore ‘Meto Bajraktari’ në Prishtinë për të parë nga afër procesin e grevës.
Petrit Morina mësimdhënës ën këtë shkollë ka thënë se greva dot ë zgjas deri në momentin që realizohen kushtet.
“Kërkojmë ngritjen e koeficientit dhe zbatimin e kontratës kolektive. Se sa do të zgjas greva varet prej Qeverisë se sa do të reflektoj për zbatimin e këtyre kërkesave të SBASHK-ut. Greva do të zgjas nga ora 9:00 deri në 12:00. Nuk ka pasur nxënës që kanë ardhur. Edhe prindërit edhe nxënësit e kanë përkrahur vendimin e SBASHK-ut për këtë grevë. Mesazhi është që të ngritët koeficienti, kërkojmë dinjitet dhe të drejtat tona. Marrëveshjet që janë bërë me Qeveri më herët nuk po zbatohen. Pra mesazhi ynë është që të zbatohen ato që po kërkojmë, ngritja e koeficientit dhe zbatimi i kontratës kolektive”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.

Ndryshe MASHT-i ka kërkuar nga mësimdhënësit dhe sindikalistët që të mos hyjnë në grevë por të arrijnë një marrëveshje, në mënyrë që të mos i lënë nxënësit pa mësim./arbresh.info
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s