Ishte pritur me entuziazëm takimi i krerëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit, por më shumë se një samit formal nga ky takim nuk pati ndonjë rezultat. Të pakte jo për Kosovën dhe Serbinë.
Ftesa për krerët e këtyre dy vendeve nxiti reagime të shumta se ky samit mund të ndikojë në vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që tash e një kohë ka mbetur i bllokuar.
“Mos arritja e asnjë rezultati për Kosovën në këtë Samit, mund të ketë dy emra President dhe Kryeministër jo adekuat.”
Të paktën kështu është shprehu për arbresh.info, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Ai tha së Kosovës deri më tash nuk i ka ndodhur të përfaqësohet në një Samit të tillë më qëndrime të kundërta nga dy liderët shtetëror.
“Kosovës moti nuk i ka ndodhë që me u përfaqësuar në formate kaq të larta me dy qëndrime shumë të ndryshme qa kanë të bëjnë me çështjet jetike të Kosovës. Presidenti ka hapur projekte të reja që i ka vendosur pikëpyetje shtetësisë tonë”.
Tutje Deputeti Konjufca, thotë se si kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ashtu edhe presidenti francez, Emanuel Macron, ishin të pakënaqur më liderët e Kosovës.
“Mu duk që Merkeli ishte i pakënaqur me Presidentin (Hashim Thaçi) tonë ndërsa Macroni ishte i pakënaqur me Kryeministrin (Ramush Haradinaj). Ndërsa Presidenti ishte i pakënaqur me të dy këta, e Kryeministri duket se në Berlin kishte shkuar vetëm për vizë.”
Madje sipas Konjufces ky samit i ka dhënë Kosovës një mesazh negativ lidhur me perspektivën e zgjerimit.
Sipas tij nëse s’ka zgjedhje të reja, Kosova nuk e dinë se kah do të orientohet me këtë spektër politik.
“Samiti ka dhënë një mesazh negativ sa i përket perspektivave të zgjerimit. Gjendja politike në Kosovë është e paqëndrueshme dhe pas mesazheve të Samitit të Berlinit, Kosova nuk e di se çfarë plani ka nëse nuk ka zgjedhje të reja”.
Nikoqir i takimit tjetër me akterët e njejtë, do të jetë Macron. Më 1 korrik ai do të bëjë përpjekjen e radhës për t’i dhënë përgjigje shumë paqartësive ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor./V.selimi/arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron