Kosovarët njihen si populli më pro-amerikan në botë.
Në një anketë të kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, nuk është Presidenti i SHBA-së, Donald Trump politikani më i parapëlqyer i huaj, por Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
53 përqind e parapëlqejnë kosovarët Merkelin duke lënë mbrapa dukshëm Trumpin me vetëm 17 përqind.
Ndërkaq i treti është Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
“Tutje, 55% e qytetarëve vlerësojnë se NATO është organizata që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti nga viti 1999, duke e lënë kështu prapa BE-në me 21% dhe OKB me 12%. Sa i përket popullaritetit të BE-së në këtë moment, 54% e kosovarëve vlerësojnë se BE është organizatë mike sot, bazuar në qasjen dhe politikat e saj karshi Kosovës. Ndërkaq, rreth 52% e qytetarëve mendojnë se Kosova është dëmtuar ndërkombëtarisht nga fushata e tërheqjes së njohjeve të sponsorizuar nga Serbia”, thuhet në kumtesë.
“Vlerësimi pozitiv për politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës është i ulët. Të pyetur se sa jeni të kënaqur me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës vetëm 3.8% e respondetëve kanë zgjedhur përgjigjen maksimale “shumë të kënaqur””.
Në anketë kanë marrë pjesë 1200 respondentë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Prévot: Do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli...
Tragjedia në Malishevë, Kurti: Jam i tronditur, ngushëllime ...
E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madrid, një pikëpyetj...
Skandali me njehsorët, MINT gjobit KEDS-in me 30 mijë euro
Ulutash takon ministrin grek të Mbrojtjes, flasin për situat...
Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaz...