Mërgimtari dhe humanisti, Qazim Hoti nga Carralluka, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ditëve të fundit ka vizituar Komunën e Malishevës, dhe ka dhuruar 2500 euro, për 25 familje në nevojë, me rastin e festës së Bajramit të Madh.
Ai këto mjete i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe për këtë qëllim, është pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoi i DSHMS, Liridon Hoti, të cilët e kanë falënderuar për këtë ndihmë.
Sipas drejtorit Liridon Hoti, mjetet e donatorit, janë shpërndarë për 25 familje në nevojë, përkatësisht me familje me fëmijë që ju mungon njëri prind, ndërsa përzgjedhja është bërë sipas listës që disponon sektori i mirëqenies sociale. /klankosova.tv
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...