Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person, menaxher në një kompani në Gjilan, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim të besimit”.
Siç thuhet në njoftim, L.V., u.d. menaxher i departamentit në një kompani, artikujt e blerë nga konsumatorët, fillimisht janë regjistruar nga i dyshuari, por për të përvetësuar paratë për nevojat e tij personale dyshohet se ai nuk e kishte printuar fare kuponin fiskal, që ishte detyrë dhe obligim i tij, përcjell Arbresh.info.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe prokurori i shtetit ka nxjerr aktvendim për ndalim 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka zhvilluar veprimet hetimore, duke arritur të sigurojë dëshmi të arsyeshme se i dyshuari me iniciale (L.V.), u.d. menaxher i departamentit në një kompani, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë dhe buxhetin e komunës në mijëra euro, sepse i njëjti nuk ka lëshuar fare kupon fiskal për blerjet e konsumatorëve.
Artikujt e blerë nga konsumatorët, fillimisht janë regjistruar nga i dyshuari, por për të përvetësuar paratë për nevojat e tij personale dyshohet se ai nuk e kishte printuar fare kuponin fiskal, që ishte detyrë dhe obligim i tij.
I dyshuari i lartcekur me iniciale është intervistuar nga Policia në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për vepër penale “Keqpërdorimi i besimit” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...