Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës dhe Shtimes, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit të palëkundur për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në fjalimin e tij, Memli Krasniqi theksoi se me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, PDK po ecën drejt suksesit, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve Lipjan, Malishevë dhe Shtime. Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë, për Kosovë ma të mirë”, tha ai.
Takimi ishte një mundësi për të forcuar angazhimin e shtabeve zgjedhore dhe për të intensifikuar përpjekjet për të siguruar mbështetje të gjerë në fushatën zgjedhore të PDK-së.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...