Memli Krasniqi i drejtohet Kurtit me “njeri”: Se vëlla s’po ke qejf me të thënë

14:48 | 22 Shtator 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar kryeministrit Kurti me “njeri”.

Ai u shpreh kështu, me arsyetimin se Kurti nuk po ka dëshirë që t’i drejtohet me “vëlla”.

“Lëviz pak o njeri, se vëlla s’po ke qejf me të thënë, lëviz pak, bëji dy hapa, ofro diçka, jo vetëm si të thuash ti, sepse kjo është arrogancë, është diktat, ja si të them unë, ja hiç, nuk është normale kjo sjellje me njerëzit. Duhet me dal me fol me njerëz, me pa se a po rrahin shuplaka”, është shprehur Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale