Meliza Krasniqi para disa ditësh është emëruar ushtrues drejtoreshe e Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi kishte falënderuar Këshillin Shkencor dhe Këshillin Drejtues për besimin dhe mbështetjen, shkruan Arbresh.info.
“Do të jem në detyrë si U.D. e drejtoreshës së Institutit Albanologjik deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, duke vazhduar me përkushtim punën kërkimore dhe institucionale”, kishte njoftuar Krasniqi.
Për emërimin e saj, ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), të cilët edhe kanë kontestuar këtë vendim.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se dje, me datë 23.06.2025, pa pasur një njoftim paraprak, përmes emailit zyrtar ka pranuar njoftimin nga Instituti Albanologjik se më datë 20.06.2025 është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues. Në këtë mbledhje, përveç pikave të tjera, është vendosur për caktimin e u.d. drejtorit të Institutit Albanologjik – Prishtinë”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjithashtu, MAShTI thotë se ka pranuar njoftimin zyrtar dhe shqetësimin e dy anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik.
“Ata kanë njoftuar zyrtarisht Ministrinë se, në mungesë të materialit paraprak për shqyrtim, kanë kërkuar shtyerjen e kësaj mbledhjeje. Përkundër kësaj kërkese, ata janë të informuar se mbledhja është mbajtur, dhe sipas njoftimit, nuk ka pasur kuorum për vazhdimin e saj dhe për marrjen e vendimeve të ligjshme nga Këshilli Drejtues.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas pranimit të të gjitha informatave dhe dokumenteve zyrtare lidhur me këtë proces, do të shqyrtojë këtë vendimmarrje në pajtim me kompetencat dhe mandatin ligjor, dhe për këtë do të njoftojë institucionet dhe zyrtarët përgjegjës”, vijon reagimi.
Ndryshe, Meliza Krasniqi është bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit