Kryeministri, Ramush Haradinaj, në kohën sa ishte anëtarë i komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, pos që e kishte fyer i kishte përplasur një hartë në fytyrë Murat Mehës, në kundërshtim të versionit aktual të Marrëveshjës që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Duke qenë në opozitë, Haradinaj gjatë gjithë kohës kishte kundërshtuar versionin aktual duke ju bashkuar edhe kauzës së Lëvizjes Vetëvendosje, në kundërshtim të së cilës u panë edhe skenat e gazit lotësjellës brenda Parlamentit të Kosovës, të përdorur nga deputetët.
Mosfunksionimi i legjislativit dërgoi në zgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të popullit, që pasoi me ndryshimin e kerut të ekzekutivit, por jo edhe të atij të legjislativit.
Nga pozita e kryeministrit ai e përcjelli në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi.
Kjo është hera e dytë që ekzekutivi e përcjell për ratifikim këtë marrëveshje. Ish-kryeministri, Isa Mustafa, e pati tërhequr Projekligjin për demarkacion, pa e hedhur në votim, në seancë plenare, për shkak se besohej se nuk do të merrte votat e 2/3 të deputetëve.
Përcaktimi i pikës kufitare sipas Haradinjat dhe opozitës së atëhershme i ka shkaktuar Kosovës humbjen e 8000 hektarëve./arbresh.info/
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro