Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka prit sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angleo Michele Ristuccia.
Ministri Mehaj gjatë bisedës me komandantin shprehu mirënjohjen për trupat e KFOR dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.
Po ashtu komandantin e njoftoi për zhvillimin e FSK-së dhe përgatitjet që po bëhen për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ndërkombëtar Defender ’23.
“Me këtë rast, gjeneral Ristuccia shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër