Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit si dhe për nevojën për normalizimin e gjendjes atje.
“Gjatë takimit diskutuam për situatën e sigurisë në veri të vendit tonë si dhe nevojën për normalizimin e gjendjes. Ambasadori Abbott shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në veri të vendit dhe nevojën për gjetjen e një rrugëzgjidhje për të kthyer normalitetin, për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit por dhe të partneritetit në mes Kosovës dhe vendeve të NATO-s”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se ambasadorin Abbott e siguroi që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja është duke zhvilluar aktivitetet në përputhje me planet e saj të zhvillimit dhe nuk është e përfshirë në aktivitete që janë jashtë fushës së saj të veprimit.
Ministri tha se ia rikonfirmoi ambasadorit britanik aspiratat e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për integrim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO.
“Diskutuam për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe dhe vendet partnere të NATO si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Britania dhe vendet partnere po japin për FSK-në, zhvillimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me standardet dhe doktrinën e NATO-së”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...