Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar fotografi nga stërvitjet gjatë natës të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur mënyrën se si bëhet kalitja fizike e kadetëve në marshim të ngarkuar natën.
Ai bëri të ditur po ashtu se kadetët janë pjesë e Qendrës Studimore Universitare “Wesley Clark”.
“Kalitja fizike e kadetëve tanë në marshim të ngarkuar në kushte nate. Kadetët tanë të Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” të Akademisë sonë të Mbrojtjes, vazhdojnë suksesshëm realizimin e planprogramit akademik. “Believe you can and you’re halfway there.” – former U.S. President Theodore Roosevelt”, ka shkruar Mehaj.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...