Në panairin dhe konferencën “ASDA 2023” që është realizuar nën mbështetjen zyrtare të Qeverisë së Kroacisë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, vizituan stendat e disa prej 200 kompanive nga 30 shtetet pjesëmarrëse që merren me prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake, inkorporimi i të cilave pajisje do të modernizonte Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kapacitetet e përgjithshme operacionale të saj.
Në margjinat e ASDA, Mehaj takoi gjithashtu Ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman, Ambasadorin e Danimarkës, Ole Henrik Frijs Madsen, Ambasadorin e Norvegjisë, Haakon Blankenborg, si dhe Ambasadorin e Japonisë, Iso Masato, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjik, do të përmbushim objektivin tonë si shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Mehaj me këtë rast./Arbresh.info/




Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...