Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sot gjatë ditës ka qëndruar në Karaçevë, ku dhe është njoftuar hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e vendit.
Bajqinovci vizitoi restaurantin, kamerat e të cilit filmuan xhandarmërinë serbe duke patrulluar në territorin e Kosovës.
Kujtojmë se nga restoranti ku u filmua xhandarmëria serbe, vija kufitare me Serbinë është vetëm 400 metra.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Sot vizitova vendin dhe familjen e Adhurim Krasniqit, pronarit të restaurantit Oxygen në Karaçevë, i cili dje më kishte njoftuar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në oborrin e restaurantit të tij.
Vëllai i Adhurimit, Madhërimi, më njoftoi në detaje lidhur me futjen e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në oborrin e tij. Madhërimi ishte i pranishëm, në momentin kur xhandarmëria serbe u fut në pronën e tij.
Gjithashtu, me disa banorë që biseduam në atë vend, shprehen shqetësimin pse kjo pjesë (Karaçeva) nuk kontrollohet nga policia e Kosovës dhe kërkojnë kontrollin dhe vendosjen e një punkti policor në këtë pjesë.
Nga ky restaurant, vija kufitare me Serbinë është rreth 400 metra.
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...