Sot po mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë. Shumë votues me të drejtë vote kanë ardhur gjithashtu nga diaspora, duke përfshirë edhe Zvicrën. Për qeverinë, dalja në zgjedhje është një provë e parë, raporton gazeta zvicerane Blick.
Rreth 1.8 milion qytetarëve u është bërë thirrje për të votuar në Kosovë. Një total prej 38 postesh të kryetarëve të komunave dhe më shumë se 1000 zyrtarë komunalë do të zgjidhen nga popullata. Shumë votues me të drejtë vote kanë ardhur nga Zvicra për këtë qëllim, raporton gazeta zvicerane.
Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, zgjedhjet lokale janë një provë e rëndësishme. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt, politikani i së majtës triumfoi qartë me lëvizjen e tij Vetëvendosje, shkruan tutje kjo gazetë.
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar
PDK mban konferencë për media në 18:30
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës