Mediumi kroat “Verçenjilist” ka raportuar sot për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë vendim si një “dush i ftohtë” për Beogradin, për shkak të raporteve historike ekonomike dhe politike mes Serbisë dhe Damaskut.
Sipas mediumit kroat, Siria nën regjimin e Bashar al-Assadit ka pasur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Vladimir Putinin, dhe më parë, së bashku me Rusinë dhe Iranin, ka mbështetur fuqimisht integritetin territorial të Serbisë.
“Serbia, e cila nuk vendosi sanksione ndaj Sirisë pavarësisht kërkesave perëndimore, ka mbajtur marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Damaskun. Së bashku me Rusinë dhe Iranin, Siria ishte ndër vendet e pakta që mbështetën fuqimisht integritetin territorial të Serbisë. Pikërisht për këtë arsye shumë në Beograd e shohin njohjen e sotme të Kosovës nga Damasku si një tradhti dhe një goditje serioze për politikën e jashtme serbe”, shkruan “Verçenjilist”.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...