SHBA’të do e bëjnë Serbinë Palestinë nëse Beogradi nuk e pranon planin e Perëndimit për Kosovën. Vrasja e 60 palestinezëve nga Gaza ishte ushtrim demonstrues për të gjithë ata që i kundërvihen interesave të SHBA’ve.
Kështu e nis shkrimi më i fundit propagagandistik i mediumit Sputnik, një ndër shumë media në Serbi që financohet nga Rusia.
Aty citohet Liljana Smajlovic, ish kryeredaktore e gazetës serbe Politika, e cila në Serbi vlerësohet si mnjohëse e emirë e politikës së jashtme amerikane, përcjellë GazetaMetro.net
Ajo thotë se Washingtoni nuk do i vejë formalisht sanksione Serbisë dhe se nuk do të ketë ndonjë sulm të ri ushtarak mbi vendin, por rasti i fundit në gaza tregon sjelljen ndaj atyre që i kundërvihet interesave të Perëndimit, raportojnë mediat serbe.
“Nuk besoj se do ketë çfarëdo lloj sanksionesh, nëse deri në fund të vitit nuk e pranon zgjidhjen për Kosovën e cila i konvenon Washingtonit dhe Brukselit. Megjithatë, ajo çfarë ndodhi me zhvendosjen e ambasadës së SHAB’ve në Jerusalem… është ushtrim demonstrues çfarë të ndodh nëse e kundërshton ndonjë interes të rëndësishëm të fuqive perëndimore”, ka thënë Smajlovic.
Sputnik shkon edhe më larg duke cituar analistin Dragomir Andjelkovic, që thotë se ekziston rreziku real i një ’goditje amerikane’ ndaj Serbisë, para së gjithash prë një sulm mbi serbët e Kosovës.
Andaj sipas tij Serbia duhet të mbështesë atë që e quan vetorganizim përmes organizatës Civilna Zastita.
“Ajo u hoq përkohësisht për shkak të Bashkimit Europian, por duhet të ribëhet urgjentisht sepse edhe ashtu do na duhet në të ardhmen…”, thotë Andjelkovic.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...