Kryeministri Isa Mustafa sërish ka qenë në “target” të opozitës. Ai kësaj here u sulmua me vezë në bastionin e partisë së tij – LDK-së në Podujevë, në shesh të hapur. Aksioni i partive opozitare u realizua në kohën kur shefi i ekzekutivit kosovar po merrte pjesë në manifestimin e Ditës së Mjedrës që mbahet tradicionalisht në Llap.
Në momentin që kryeministri po qëndronte në promovim, dy persona kanë nisur të hedhin vezë në drejtim të tij. Menjëherë ka intervenuar Policia e Kosovës duke arrestuar dy të rinjtë të cilët më vonë u mësua se janë aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” pasi që kjo e fundit e mori përgjegjësinë për sulmin.
Vetë kryeministri Isa Mustafa nuk shfaqi shqetësim, ndërsa analistët kosovarë kanë vlerësuar se metodat e tilla stigmatizuese ndaj një politikani shpijnë në kaos shoqëror dhe jo vetëm. Sipas tyre, “vezët” mund të sjellin deri te një tensionim i panevojshëm i situatës në Kosovë..
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...