Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se e kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ia kërkoi tërheqjen e tij nga kandidatura për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas Lladrovcit, takimi me kryetarin e PDK-së është zhvilluar rreth një muaj e gjysmë më parë në hotelin Emerald, përpara mbledhjes me kryetarët e degëve, Këshillit Drejtues dhe Konventës së partisë, nga ku edhe ia komunikoi kërkesën nën argumentin se nuk është i dëshiruar.
“Me ka thirrë me folë dhe më ka kërku me mos me kandidu më, sepse do të kandidojë një person tjetër. Më tha se po thonë që unë jam deklaruar për dy mandate – gjë që është e vërtetë. Por i thashë se personi që po synon të kandidojë, bashkë me disa të tjerë, më kanë luftuar në vitin 2021 dhe më kanë shpallur bashkëpunëtor të Hagës,” ka deklaruar Lladrovci në RTK.
Lladrovci, ndonëse pranoi se ishte deklaruar për vetëm dy mandate, la të kujtohej se Krasniqit ia refuzoi kërkesen për t’u tërhequr nën argumentin se disa bashkëpartiakë nga kjo komunë, kishin bërë fushatë kundër tij në zgjedhjet e kaluara.
“Unë i kam thënë që është e vërtete që jam deklaru për dy mandate por qai që po dëshiron me kandidu bashkë me ata tjerët me kanë luftuar në 2021-ën dhe me kanë shpallë edhe bashkëpuntor të Hagës. Pra nuk me kanë ndihmuar me i fitu unë 2 mandate dhe me ec përpara. Me ka thënë unë jam në zor me juve të Drenasit sepse po ka probleme – ata spo të pranojnë ty.”
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...